Nga 7 deri në 11 dhjetor do të zhvillohet Superkupa e Kosovës në basketboll në kryeqytet.
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe organizatorët i kanë marrë të gjitha masat për sigurinë e të gjithë të pranishmëve në palestër.
FBK i bën apel të gjithë adhuruesve të basketbollit që të përkrahin klubet e tyre të zemrës dhe jo të shfaqin dhunë në palestra, transmeton Klankosova.tv.
“Presim që Superkupa të jetë spektakël i basketbollit dhe jo i dhunës”, thuhet në njoftim.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.