Federata e Basketbollit të Kosovës do të organizojë turne kualifikues në basketboll për garën në formatin 3x3 në dy konkurrenca, atë të femrave dhe meshkujve më 15 dhe 16 maj të këtij viti.
Në këtë turne pritet të marrin pjesë 12 ekipe të meshkujve dhe 8 të femrave, njofton Klan Kosova.
Kurse fituesit e këtyre dy konkurrencave do të kenë të drejtë të pjesëmarrjes në kualifikime për FIBA Europe Cup 3x3, garë kjo që zhvillohet në Constanta të Rumanisë më 26 dhe 27 qershor 2021, bën të ditur FBK.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.