Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se pas shtyrjes së fillimit të edicionit të ri për një muaj, tashmë ka shtyer edhe afatin për paraqitje të klubeve dhe atë kalimtar për lojtarë.
“Pas marrjes së vendimit nga Bordi i FBK-së për shtyrje të fillimit të edicionit të ri të garave në basketboll, Bordi i FBK-së gjithashtu ka vendosur për shtyrjen e afatit për paraqitjen e klubeve dhe afatin kalimtar për basketbollistë vendorë dhe të huaj”.
“Kështu, Bordi i FBK-së ka vendosur që afati për paraqitjen e klubeve të jetë deri më 10 shtator në ora 14:00, ndërkohë afati kalimtar për basketbollistë/e të jetë deri më 28 shtator në ora 14:00”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga FBK.
Ndërkohë, afati i fundit për dorëzimin e listave komplete të lojtarëve është deri më 29 shtator, po ashtu në ora 14:00.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.