Pas incidentit të ndodhur në ndeshjen e fundit mes KBF Prishtina dhe KBF Peja 03, Komisioni i Garave në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka marrë vendim për t’i ndëshkuar të dyja lojtaret e përfshira në incident.
Sipas njoftimit zyrtar të FBK-së, lojtarja e Prishtinës, Besjana Martinaj, është dënuar me një ndeshje moslojë dhe gjobë prej 300 eurosh, ndërsa lojtarja e Pejës 03, Arbnore Përçuku, është dënuar me një ndeshje moslojë.
Të dyja klubet kishin paraqitur ankesa në Federatë pas ndeshjes, mirëpo Komisioni i Garave, pas shqyrtimit të incizimeve zyrtare dhe raporteve të delegatit dhe gjyqtarëve, ka konstatuar shkeljet përkatëse.
Në vendimin e publikuar thuhet: “Komisioni i garave pas shqyrtimit të kësaj kërkese, e bazuar në Propozicionet e Garave për kategoritë seniore – Edicioni 2025/2026, ka gjetur se lojtarja Besiana Martinaj (KBF Prishtina) ka bërë shkeljen e paraparë me nenin 52.14 të PG, ndërsa lojtarja Arbnore Përçuku (KBF Peja 03) ka bërë shkeljen e paraparë me nenin 52.12”.
Ky vendim pritet të hyjë në fuqi menjëherë, ndërsa të dyja lojtaret do të mungojnë në ndeshjet e ardhshme të ekipeve të tyre në Superligën e Femrave.
https://www.youtube.com/watch?v=BzZqodSLqRI
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.