Basketbollistët e Kosovës të enjten mbrëma kanë ateruar në Zvicër, pas udhëtimit nga Danimarka.
Zvicra-Kosova zhvillohet të shtunën në Fribourg nga ora 18:00, transmeton Klankosova.tv.
Kjo është një nga ndeshjet më të rëndësishme për Kosovën, andaj Federata e Basketbollit e Kosovës, ka kërkuar përkrahje nga bashkatdhetarët në Zvicër.
Në shtetin helvetik jetojnë një numër i madh i shqiptarëve, ndërsa kjo është hera e parë që Kosova luan në Zvicër.
Biletat kanë dalë në shitje dhe mund të blihen në uebfaqen zyrtare të Federatës zvicerane të basketbollit, ndërsa FBK fton shqiptarët të vijnë në numër sa më të madh për të përkrahur basketbollistët e Kosovës.
Në takimin e parë në Prizren, Kosova fitoi 76:49. Dardanët kanë një fitore e një humbje, ndërsa Zvicra dy humbje. Lidere është Danimarka me dy fitore.
Këto përballje zhvillohen për Rrethin e Tretë Parakualifikues për Eurobasket 2025, ku vetëm vendi i parë depërton tutje.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.