Federata e Basketbollit e Kosovës, ka thënë se ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Rahovecit është shtyrë për shkak të mungesës së forcave policore në palestër.
“Është shtyrë ndeshja ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Rahovecit për shkak të mungesës së mjaftueshme të forcave policore në palestër”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
“Konform nenit 17.4 të Propozicioneve të Garave për edicionin e garave 2022-2023, ndeshja shtyhet për 24 orë.
FBK-ja tha se për terminin e ri të ndeshjes do të dihet në mëngjesin e së hënës.
Ndryshe, klubi i Prishtinës potencoi se arsyeja e moszhvillimit të ndeshjes ishte gjyqtari, pasi sipas tyre, kushtet për t’u zhvilluar ndeshja ishin përmbushur.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.