Vepra “Ridënimi” e autorit Fatos Lubonja, e përkthyer në polonisht, është një prej 14 librave të nominuar për çmimin letrar “Angelus” 2025, çmimi për Letërsinë e Europës Qendrore.
Botuar nga shtëpia botuese “Pogranicze” në Poloni me titullin “Drugi wyrok” libri është përkthyer nga Dorota Horodyska, me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, që i përket gjinisë së kujtimeve dhe është një ndër librat më të rëndësishëm të kujtesës, ku Lubonja sjell dëshminë e jetës së tij në burgjet e diktaturës komuniste.
“Angelus”, çmimi për Letërsinë e Europës Qendrore, vlerësohet si çmimi më i rëndësishëm në fushën e prozës së përkthyer në gjuhën polake.
Lista përfundimtare me shtatë finalistët e nominuar për “Angelus” 2025 pritet të publikohet në shtator.
Fituesi shpërblehet me shumë monetare, ndërsa përkthyesi i veprës nderohet me një çmim të veçantë. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.