Të enjten është mbledhur bordi i Federatës së Boksitt të Kosovës, ku pika kryesore e rendit të ditës ishte përzgjedhja e selektorit të Kosovës.
Selektor u zgjodh Faton Xhakli. duke marrë shumicën e votave të bordit.
“Pasi bordi shqyrtoi kandidaturen e aplikuesve, dhe me vota të bordit selektor i kombëtares së seniorëve u zgjodh Faton Xhakli”, thuhet në njoftim.
Ndërsa në postin e përzgjedhëses së femrave ushtrues detyre u emërua trajnerja Marjola Sallauka.
“Pika tjeter ishte mbajtja e Kampionatit individual per senior (youth) dhe junior 2024 ne Gjilan ku u diskutua për mbarëvajtjen e turneut ku u cilsua si një ndër kampionatet me boks të mirë dhe cilsorë ku kishte pjesëmarrje massive e klubeve të boksit që janë nën ombrellën e FBOXK”.
Tutje thuhet se pjesë e diskutimit ishte edhe organizimi i turneut ndërkombëtar “Lah Nimani” që do të mbahet gjatë këtij muaji.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.