Futbollisti i Dukagjinit, Faton Neziri, është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e 27-të në Albi Mall Superligë.
Ai e fitoi këtë çmim pas paraqitjes së shkëlqyer kundër KF Llapit, ku shënoi dy gola në fitoren 3:1m njofton Klankosova.tv.
Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit dhe ky është një tjetër dëshmi e formës së mirë të Nezirit këtë sezon.
Pasi mori këtë çmim, Neziri u shpreh i lumtur që u vlersua më i miri i javës, “ Ndeshjen e kemi përgatitur gjatë gjithë javës, kemi pasur stërvitje shumë të mirë dhe ia arritëm qëllimit për të marrë tri pikë të plota".
Është ndjenjë shumë e mirë të shpallesh “Ylli i Javës”, andaj jam shumë i lumtur dhe e shfrytëzoj rastin të falënderoj bashkëlojtarët, trajnerin dhe udhëheqësinë e klubit për besimin", tha ai për FFK-në, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.