Aktori i njohur kosovar, Fatmir Spahiu, i njohur për publikun si Oki, ka ironizuar me deklaratat e fundit të Kadri Veselit, sa i përket pasojave që mund të ndodhin në koalicionin me Ramush Haradinajn nëse prishen raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një reagim të tij në facebook, aktori kosovar ka dhënë një shembull që sipas tij duhet patjetër të ndodhin prishjet e koalicioneve në politikën kosovare, njofton Klan Kosova.
''Kadri Veseli po thot “Koalicioni prishet kur te ne momentin qe prishet partneriteti me USA”
A une mendoj qe anderr me pa qe kishe Trumpi po mrrolet (qoft edhe prej diellit ) duhet me u prish koalicioni. Ska prishje te mardhanjeve me USA, nuk naj lejon mirenjohja''.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.