Lajmet e fundit

Fëmijët duke pritur në radhë për në kinema (1948) ©Allan Grant[/caption]
Historiani i filmit, Jonathan Kuntz, është përgjigjur për klankosova.tv duke e afirmuar që kinemaja po humb në hijen e madhe të shërbimeve të transmetimit, dhe se krijuesit e filmave të vegjël tashmë kanë gjetur strehën e tyre në platforma të tilla.
“Virusi e ka shpejtuar fundin e filmit kinematik. Shumica e parave të filmave tashmë po fitoheshin nga filmat e suksesshëm komercialë të franshizave. Për filmat e vegjël dhe ata të nivelit të mesëm, metoda e transmetimit në internet mbizotëron tash e disa vite”, ka thënë Kuntz për klankosova.tv.
“Përpos nëse je pjesë e universit të Marvel-it apo ‘Luftës së Yjeve’, apo disa të tjerëve si ‘Mision i Pamundur’ dhe ‘Shpejt dhe Furishëm’, nuk ka shumë filma madhorë që po i mbajnë aktorët në punë; gjithçka po transmetohet në ekrane të vogla dhe pajisje telefonike”.
[caption id="attachment_1269656" align="alignnone" width="640"]
Jonathan Kuntz[/caption]
Kuntz, i cili ligjëron në Kolegjin Universitar të Kalifornisë Jugore, shkon tutje duke pohuar se lëre që kinematë nuk janë përjavshmëri si dikur, por ato janë shndërruar në vende ku ndodhin veç evente të veçanta dhe që dikush mund t’i vizitojë pos një herë në vit.
“Po, shërbimet e transmetimit e kanë zëvendësuar kinemanë më të afërt si vendin ku gjejmë shumicën e argëtimit, filmat dhe seritë televizive".
"Kinematë po shërbejnë më shumë për ngjarje specialiteti sikurse parqet tematike, koncertet e mëdha muzikore ose *’Hamilton’, vendi ku shkon një herë në vit për një *ngjarje imersioni , jo për argëtim javor”, përfundoi ai.
[caption id="attachment_1269671" align="alignnone" width="638"]
New Beverly Cinema[/caption]
Lavdi dhe fuqia e kinemasë në epokën e internetit po sheh rënie të konsiderueshme në kohën e indulgjencës makute në materialin masiv filmik që dikush mund ta ketë në dispozicion për më pak se dhjetë euro në muaj. Ato deri tash kanë mbetur si destinacione për ngjarje pompoze si filmat e franshizave komerciale, dhe jo ndoshta një njohje e vizitorit me një film të pavarur, me një komedi të thjeshtë apo një debutim të regjisorëve aspirues që sillnin risi në filmbërje.
Kështu, filmdashësve e nostalgjikëve si regjisori Quentin Tarantino që kishte blerë kinemanë New Beverly Cinema, iu mbetet që t’i mbledhin thërrmijat e një tradite në venitje. Ai sikur në filmin e tij më të fundit ia dhuroi Hollivudit të vjetër poezinë e falënderimit duke e ditur se nga Hollivudi me të cilin ishte rritur dhe ai i kohës kur regjisori kishte bërë namin me "Pulp Fiction" nuk do të kthehet më kurrë.
Natyrisht se edhe në rastin më ekstrem, objektet e kinemave nuk do të mbeten vetëm relikte a muze, dhe se gjithmonë do të jetë së paku një kinema që do ta ofrojë përvojën e parë dhe të paharrueshme të shikimit të filmave. Sidoqoftë, në vitet në vijim vetëm sa parashihet një rrëshqitje më e madhe e traditës së të shkuarit shpesh në kinema në tatëpjetën e parëndësisë.