Shkëndija, e ka arritur një fitore historike përballë kampionit të Rumanisë, Steauas së Bukureshtit.
Loja ishte e vlefshme për rundin e dytë kualifikues të Champions League.
Skuadra nga Tetova, golin e vetëm e realizoi përmes Ronaldo Webster, i cili realizoi me kokë në minutën e 65-të.
Loja u tensionua pas shënimit të golit, ndërsa Qaka nga Shkëndija dhe Tanase i Steauas u larguan me karton të kuq për ndërhyrje të parregullta, transmeton Klankosova.tv.
Edhe pse ekipi shqiptar nuk konsiderohej aspak favorite, ky rezultat i jep besim për ndeshjen e kthimit në Rumani.
Në rast se Shkëndija kalon këtë tur, atëherë minimalisht ka të siguruar grupet e Ligës së Konferencës.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.