Një grup fansash të Star Wars, kanë kërkuar që regjisori J.J. Abrams të përjashtohet nga produksioni i kësaj franshize, një javë pasi që e kishte fituar këtë punë.
Javën e ardhshme, pas lajmeve ku u njoftua se Colin Trevorrow nuk do ta bëjë regjinë e filmit Star Wars: Episode IX, u mësua se Abrams do ta zinte vendin e tij.
Ndërkaq, ky peticion ka marrë deri tash 1 mijë e 811 nënshkrime, ndërsa iniciuesi i këtij peticioni, Matt Vela, argumenton që filmi “The Force Awakens” doli të jetë shumë i ngjashëm me filmin “Star Wars Episode IV: A New Hope”, duke thënë se nuk ka pasur fare kreativitet “dhe asnjë rrezik nuk është ndërmarrë”.
Tutje, ai ka thënë se Lucasfilm dhe Disney kishin premtuar që një regjisor i ri, për secilin film do të “sillte një vizion të ri”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.