Historia e sportit ka njohur mënyra të çuditshme dhe shpenzime marramendëse nga tifozët që duan të kenë në koleksion fanellat e sportistëve të tyre të preferuar.
Ata kanë shpenzuar miliona euro për të pasur këto simbole të lavdisë sportive, por cilat janë fanellat më të shtrenjta të shitura ndonjëherë në ankand?
Fanella më e shtrenjtë në histori i përket legjendës së bejsbollit George Herman “Babe” Ruth. Kjo fanellë, që ai e veshi në ndeshjen e tretë të Serisë Botërore të vitit 1932, u shit në ankand për plot 24.2 milionë euro, duke vendosur një rekord të ri.
Pas saj vjen fanella e legjendës së basketbollit Michael Jordan, e cila gjithashtu është shitur për një shumë marramendëse.
Për të zbuluar listën e plotë dhe historitë pas këtyre fanellave ikonike, ndiqni materialin e përgatitur nga gazetari Enis Reçica në emisionin "Ora 7" në Klan Kosova:
https://youtu.be/ohrmNxgngGE
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.