Fanellat e veshura nga Michael Jordan dhe Kobe Bryant në ndeshjet e para të karrierës së tyre në NBA mund të shiten për miliona dollarë kur të dalin në ankand këtë pranverë.
Fanellat e legjendave të basketbollit pritet që të shiten për një total prej 20 milionë dollarësh, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv
Ndërkaq, kreu i koleksioneve moderne në Sotheby's Brahm Wachter tha se fanellat nuk janë thjeshtë kujtime, janë simbole të ambicieve dhe aftësive.
“Fanellat e para të karrierës së Michael Jordan dhe Kobe Bryant në NBA nuk janë thjesht kujtime; ata janë simbole të qëndrueshme të ambicieve, aftësive dhe vullnetit që përcaktuan karrierat e tyre legjendare”, tha Brahm Wachter.

●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.