Adrion Pajaziti i cili ndërroi përfaqësimin, nga Shqipëria për Kosovën dhe pastaj sërish për Shqipërinë, ka thënë që nuk ka përgjigje se cila fanellë peshon më shumë, ajo kuq e zi apo ajo kaltër e verdhë.
“Njëjtë peshojnë, futbolli o futboll. Për mu s’o problem. Njëjtë. S’kam përgjigje”, ka thënë Pajaziti për Klan Kosovën.
Pajaziti i cili është rritur në Londër, falënderoi 30 mijë shqiptarët që mbështetën kombëtaren në “Wembley” në fundjavë.
Ai tutje shtoi se kanë qenë tri pikë të rëndësishme në fitoren 3:0 ndaj Andorrës në kualifikimet për Kupën e Botës 2026.
https://www.youtube.com/watch?v=PFA_mTR1mz8
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.