Shkodran Imeraj, anëtar i Shoqatës së Historianëve të Deçanit ka akuzuar historianin Muhamet Shatri për vjedhjen e disa hulumtimeve në veprën monografike "Kyrengritja e përgjithshme shqiptare kundër osmane e vitit 1912".
Imeraj thotë që Shatri e kishte kontaktuar që t'i ndihmonte në disa informata për jetën dhe veprën e Isuf Bardhoshit, ndërsa ai ia kishte dërguar gjithë punimin.
Lexoni më poshtë reagimin e plotë të Imerajt:
Falsifikimi historiografik i historianit Muhamet Shatri
Këto ditë doli nga shtypi vepra monografike “Kryengritja e përgjithshme shqiptare kundër osmane e vitit 1912”, e autorit Muhamet Shatri, botim i Shtëpisë Botuese “Libri Shkollor”, Prishtinë 2016.
Gjatë punës kur Profesor Shatri, po e studionte e shkruante këtë vepër, ai me kontaktoi për të i ofruar disa të dhëna për jetën dhe veprën e Isuf Bardhoshit nga Isniqi, njërit nga bashkëluftëtarët e Isa Boletinit.
Me që e kisha hulumtuar dhe shkruar për këtë figurë emblematike të luftës se popullit shqiptar për lirive e pavarësi kombëtare, nuk hezitova dhe të gjithë punimin ai dërgova Profesor Shatrit me 4 korrik 2016, duke i sugjeruar po ashtu se ky punim është i publikuar në gazetën “Bota Sot” dhe i plotë gjendet edhe në Arkivi i Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, Dokumente të vitit 2013, Shkodran Imeraj, “Isuf (Bardhoshi) Haklaj (1873-1913) - Flamurtar në Kuvendin Kombëtar të Vlorës me 28 Nëntor 1912”, kumtese e mbajtur me rastin e shënimit të 100 vjetorit të rënies se Isuf Bardhoshit, f.1-6.
Gjersa po e shfletoja librin në fjalë, konstatova se në faqen 324, Profesor Shatri, ka abuzuar me përkrahjen time profesionale, respektivisht me biografinë e Isuf Bardhoshit, referenca për të cilin është e pa saktë, në vend t’i referohet burimit përkatës Profesor Shatri, vendos një burim fiktiv. Rrjedhimisht ai nuk është treguar korrekt në pikëpamje profesionale, për ç’gjë biografia në fjalë në metodologjinë kërkimore shkencore llogaritet si plagjiaturë.
Është për të ardhur keq qe një studiues i rryer sikurse Profesor Shatri të shpërdoron përkrahjen profesionale dhe nuk respekton etiken e studiuesit profesionistë.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.