Lajmet e fundit

"Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Policinë e Kosovës për profesionalizmin, mikpritjen dhe përkushtimin e saj ndaj sigurisë publike gjatë kohës sonë në Kosovë", thuhet në mesazhin e tij.Mark Burns, vlerësoi se puna e zyrtarëve policorë është thelbësore për mbrojtjen e komuniteteve dhe shërbimin ndaj qytetarëve.
"Faleminderit për punën që bëni çdo ditë për të mbrojtur komunitetet, për të ruajtur rendin dhe për t'u shërbyer qytetarëve të Kosovës. Përkushtimi juaj nuk kalon pa u vënë re", theksoi Burns.Në përfundim të mesazhit të tij, ai uroi që zyrtarët policorë dhe familjet e tyre të kenë mbrojtje dhe bekime në kryerjen e detyrës. "Zoti i bekoftë dhe i mbroftë të gjithë zyrtarët policorë dhe familjet e tyre, teksa shërbejnë me guxim dhe nder", përfundoi ai.