Trupi juaj është i mbushur plot me elemente të habitshme. Këtu janë disa fakte interesante dhe të mahnitshme rreth trupit tuaj.
Hunda mund të “mbajë mend” rreth 50 mijë aroma të ndryshme.
Bebet kanë 60 kocka më shumë se të rriturit.
Trupi i një të rrituri ka gjithsej 100 milje enë gjaku.
Një person mesatar prodhon gjatë gjithë jetës një sasi pështyme me të cilën mund të mbushen dy pishina noti.
Trupi i njeriut përmban aq hekur sa mjafton për të bërë një gozhdë 7.6 cm.
Ne të gjithë kemi insekte mikroskopike që jetojnë në qerpikët tanë.
Muskuli më i fortë në trupin e njeriut është ai i nofullës.
Djersa nuk ka asnjë erë, janë bakteret e lëkurës ato që pasi përzihen me të i japin erë.
Sasia e madhe e qimeve në trup lidhet direkt me një inteligjencë më të lartë.
Veshët dhe hunda nuk ndalojnë kurrë së rrituri.
Njësoj si gjurmët e gishtërinjve, edhe gjurma e gjuhës është unike për çdo njeri.
Kur jemi zgjuar, truri ynë mund të prodhojë elektricitet të mjaftueshëm për të ndezur një llambë të vogël.
Njerëzit me sy blu e mbajnë alkoolin më shumë.
Syri i njeriut mund të dallojë 10 milionë ngjyra të ndryshme.
Nëse syri i njeriut do të ishte kamera dixhitale, ai do të ishte 576 megapiksel.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.