Fotografi Fahredin Spahija do të ketë ekspozitën e tij të radhës në galerinë "Oda" të Shkodrës.
"Mendo për mua" me gjithsej 40 fotografi do të jetë e hapur për publikun nga ora 17:00 më 11 qershor të këtij viti.
Këto fotografi pritet të kenë tonalitet bardh e zi siç është shumica e fotografive të Spahijës, transmeton Klankosova.tv.
"Në ekspozitën në fjalë janë varë rreth 40 fotografi të kryeme në harkun e nji kohë relativisht të shkurtë, por gjithsesi të kohëve të fundit dhe të gjitha na duken se janë shënue nga dëshira e re dhe inovative e autorit për të eksperimentue me fotografinë në planin e filtrave dhe të pengesave vizive si kushte për nji efekt organik që do t’i shërbejë fotografive të tij për të mbulue e zbulue njiherësh, fakt ky i rrallë në fotografi e që për mendimin tone në rastin e Spahisë ka shkaqe estetike dhe jo vetëm...", ka shkruar Primo Shllaku në parathënien e katalogut të kësaj ekspozite.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LG
SHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.