Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, i ka dorëzuar çmimin kombëtar për “Vepër Jetësore” regjisorit, Fadil Hysaj.
Kurse çmimi vjetor për shfaqjen më të mirë për vitin 2016 u nda për “Eshtrat që vijnë vonë”, me tekst të Teki Dervishit nën regjinë e Martin Koçovskit.
Në këtë ceremoni u dha edhe çmimi vjetor për regjinë më të mirë që iu dorëzua regjisores Sevdije Ajeti për shfaqjen “Sapotlem” të autorit Juan Jose Arreola.
Për prezantimin më të suksesshëm ndërkombëtar u shpërblye " Multimedia".
Çmimi për aktorin/aktoren më të mirë për 2016-tën iu nda balerinit Sinan Kajtazi për rolin kryesor Albert në shfaqjen e baletit “Zhizell”.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.