Trajneri i Como 1907, Cesc Fabregas, ka ndezur thashethemet pas pranisë së Antonela Roccuzzos në ndeshjen miqësore ndaj Lille.
Gruaja e Lionel Messit ishte në stadium dhe më pas djemtë e tyre luajtën në fushë me djalin e Fabregasit.
“Antonela ishte për pushime në shtëpinë time,” sqaroi Fàbregas.
Megjithatë, ai la derën hapur se mund të bashkohet me tetë herë Topin e Artë por jo më si bashkëlojtarë - si trajner e lojtar.
"Messi te Como? Kurrë mos thuaj kurrë." tha Fabregasi, ndonëse për momentin, Messi pritet të rinovojë me Inter Miami deri në fund të vitit.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.