16:00 FORMULA 1 – ONE BEGINS ART SPORT 1
Nga edicioni 2022, Formula 1 do të hapë faqen e re në librat e historisë së saj.
Gjithë bolidët do të pësojnë ndryshime drastike dhe do të dizajnohen në ato përmasa që garat të jenë edhe më atraktive, dramatike dhe spektakolare.
Nga viti i ardhshëm të gjitha ekipet do të garojnë me bolidin e ri dhe pothuajse identik duke mundësuar që në shprehje të vijnë maksimalisht kualitetet dhe shkathtësitë e pilotëve.
Po, cilat do të jenë këto risi dhe ndryshime revolucionare në Formula 1?
Cili do të jetë koncepti i epokës së re që do t’i mundësojë pilotëve të luftojnë me njëri-tjetrin më ashpër se kurrë më parë?
Këtë do ta mësojmë të enjten, me fillim nga ora 16:00, drejtpërdrejt në Art Sport 1.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.