Mesfushori ofensiv Eberechi Eze është i gatshëm të bashkohet me Arsenalin dhe është i entuziazmuar nga projekti që po ndërton klubi londinez.
Pas kontakteve fillestare të raportuara të hënën, bisedimet po avancojnë mes palëve.
Arsenali tashmë është i informuar për klauzolën e lirimit të lojtarit, e cila kap vlerën mbi 60 milionë funte.
Klubi pritet të ndjekë hapat e radhës për të siguruar nënshkrimin e yllit të Crystal Palace.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.