Televizioni Klan Kosova do t'i shtohet emisioni më i ri që do t'i kushtohet i gjithi udhëtimeve, duke sjellur rivierat më luksoze anë e mbanë globit.
I gjithë emisioni do të realizohet në formatin reality, duke treguar kështu çdo detaj sa i përket udhëtimeve.
Të mirave dhe të metave të një resorti apo hoteli.
Përveç kësaj pjesë e këtij emisioni do të jenë edhe personazhet e veçanta që do t'i bashkohen duke e bërë një reality të vërtetë secilën episodë.
''Explore with AS'' do të jetë në ekranin e Klan Kosova çdo të premte nga ora 18.40.
https://www.youtube.com/watch?v=aMH9PeCYjQ8
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.