Evertoni dhe Arsenali janë ndarë baras 1:1 në xhiron e 31-të të Premier Ligës.
Leandro Trossard kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 34-të, ndërkaq për vendësit barazoi Iliman Ndiaye nga penaltia katër minuta pasi nisi pjesa e dytë.
Me këtë barazim Topçinjtë numërojnë 62 pikë në vendin e dytë, 11 më pak se Liverpooli që mban vendin e parë dhe ka një lojë më shumë në mëngë.
Në anën tjetër, Evertoni mban vendin e 14-të me 35 pikë.
Kështu, tani të Kuqtë kanë mundësinë të shkëputen me 14 pikë avantazh kur kanë mbetur edhe shtatë javë para fundit.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.