Një prej ekskluziviteteve të platformës Artmotion është edhe UFC.
Kampionati më i fortë dhe i famshëm i arteve marciale të përziera mbanë sot eventin e radhës, transmeton Klankosova.tv.
Ndryshe nga zakonisht, UFC Kina vjen duke filluar nga ora 12:00.
Në Main-Event do përballen Johnny Walker dhe Zhang Mingyang në peshat gjysmë të rënda.
Ndeshje e madhe do jetë edhe ajo mes Brian Ortega dhe Alajman Sterling, kurse në total nga ora 12:00 nën komentimin e Agon Radoniqit do keni mundësi të ndiqni 5 beteja interesante.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.