Fc Prishtina, është njoftuar me kundërshtarin e saj në rrethin e parë kualifikues të Europa League.
Fituesja e Kupës së Kosovës, në këtë faze do të kenë punë me skuadrën nga Moldavia, FC Sheriff Tiraspol.
Ndeshjet e këtij rrethi do të luhen më 10 dhe 17 korrik, transmeton Klankosova.tv.
Ekipi i drejtuar nga Arsim Thaqi, që rikthehet në garat evropiane pas disa vjetësh mungesë, po synojnë të shkojnë sa më larg në garën e dytë më të rëndësishme të futbollit kosovar.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.