Real Madrid ka vazhduar me formën e mirë në Euroleague dukë shënuar fitoren e katërt radhazi nga po kaq ndeshje të luajtura.
Mbretërit arritë të mposhtin Buducnost me rezultat 89-55 në një ndeshje të dominuar plotësisht nga vendasit ku arritën të shënojnë të 12 lojtarët e madrilenëve, njofton Klan Kosova.
Në anën tjetër ekipi i Armani Milan ka arritur në sekondat e fundit të mposhtë rusët e Khimki Moskë me rezultat 81-80.
Mike James ishte ai që kontribuoi më së shumti në fitoren e vendasve me 25 pikë të shënuara.
E Olympiacos ka arritur të mposhtë Maccabi Tel Avivin me rezultat 88-80, kështu duke rritur gjasat për një vend në play-off.
Këto janë të gjitha rezultatet e javës së katërt në Euroleague.
Anadolu Efes – Fenerbahce, 89-83
Bayern Mynih – Baskonia Gasteiz, 77-71
Armani Milano – Khimki Moskë, 81-80
Real Madrid – Buducnost, 89-55
Olympiacos – Maccabi Tel Aviv, 88-80
●●●
DSHKRIMI NGA
drin
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.