Të kesh në skuadër një dyshe të përbërë nga serbi Milos Teodosic dhe francezi Nando De Colo është një luks dhe këtë luks në Euroleaguen e basketbollit e ka Cska e Moskës.
Skuadra ruse u mbështet edhe njëherë tek kjo dyshe për të rimarrë kreun e grupit F. Cska e Moskës regjistroi suksesin e 5-t në 7 takime pasi mundi në kryeqytetin rus, grekët e Olympiacos me rezultatin 92-85, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në ruandin çerekfinal.
Më i miri për vendasit në këtë përballje rezultoi basketbollisti i kombëtares serbe Milos Teodosic i cili koleksionoi në total 21 pikë 5 asiste dhe 2 këecimw ndërsa francezi De Colo shtoi 19 pikë dhe 4 asiste në suksesin e Cska-së.
Në krahun tjetër Olympiacosit nuk i mjaftuan 19 pikët e realizuara nga greku Printezis.
Pas 2 humbjesh radhazi gjeti rrugën e suksesit edhe Barcelona që në Palau Blaugrana kaloi pa jo pak vështirësi lituanezët e Zalgiris Kaunas me shifrat 92-86.
Kjo ishte fitorja e 3-të në grupin F për Barcelonën që pas 7 ndeshjeve të para mban vendin e 5-të. Regjistroi suksesin e 3-të radhazi ndërkohë Panathinaikos që në Athinë u imponua me rezultatin 83-78 turqëve të Anadolu Efes.
Për të arritur fitoren e 4-t në grupin E skuadra greke u mbështet fuqishëm te loja e basektbollistit të përfaqësues serbe Miroslav Raduljica i cili realizoi 23 pikë 8 rebound dhe 2 asiste në duelin ndaj Anadolu Efes.
Një fitore të rëndësishme në grupin E koleksionoi edhe Lokomotiv Kuban. Formacioni rus kaloi në shtëpi turqit e Darrusafakkas me rezultatin e thellë 82-58.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.