Në Euroleague të basketbollit është momenti i Fenerbahçe Ulker.
Skuadra turke vijoi rrugën e sukseseve duke u bërë ekipi i parë që siguron matematikisht një biletë për në fazën cerekfinale të këtij kompeticioni.
Edhe pse e kishte pothuajse të sigurtë kualifikimin, për të qenë zyrtarisht pjesë e play-offit, Fenerbahçe nuk bëri skonto as përballë rusëve të Lokomotiv Kuban duke triumfuar në transfertë me shifrat 55-52.
Pas 10 ndeshjeve të para skuadra e trajnerit serb Odradovic numëron 9 fitore dhe 1 humbje teksa kryeson e pashqetësuar grupin E.
Më i miri për Fenerbahcen në fitoren ndaj Lokomotiv Kuban ishte serbi Bogdan Bogdanovic me 17 pikë, 6 rebound dhe 3 asiste.
Përsa i përket skuadrës ruse kjo ishte humbja e parë pas 4 fitoresh radhazi, por pavarësisht kësaj disfate Lokomotiv Kuban vazhdon të mbajë vendin e dytë në grupin E.
https://www.youtube.com/watch?v=WwsMtUFtbvI
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.