Eurobasket ka vazhduar me ditën e dytë të ndeshjeve në grupe, në garë për kombëtaren më të mirë të Europës.
Në grupin A janë ndeshur Rusia dhe Polonia, në të cilën ndeshje fituese ka dalë Polonia me rezultat të ngushtë 82 pikë kundrejt Rusisë që ka shënuar 79.
Por, përballje me dramatike ka pasur në grupin B në mes Serbisë dhe Gjermanisë. Serbët kanë dalur triumfues kundër gjermanëve me rezultat 68-66, ku fitorja e Serbisë erdhi vetëm në 9 sekondat e fundit të ndeshjes pas finalizimit të lojtarit që po shkëlqen në këtë fillim gare të Eurobasketit,Nemanja Bjelica.
Në çdo çerek diferenca në mes dy kombëtareve ka qenë me dallim vetëm një pikë, madje çereku i dytë ka përfunduar me rezultat të barabartë.
●●●
AFSHKRIMI NGA
Arbër Fetahu
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.