Spanja ia ka shkaktuar humbjen e katërt Gjermanisë në kampionatin evropian të basketbollit.
Rezultati përfundimtar i këtij takimi ka qenë shumë i ngushtë, 77:76 për spanjollet.
Rodriguez ka qenë pikëshënuesi më i mirë i Spanjës me 19 sosh, i ndjekur nga Pau Gasol me 16 dhe Llull me 14.
Kurse për gjermanët më i miri ishte Schroder me 26 pikë, 14 pikë nga Lo, dhe Noëitzki dhe Pleiss me nga 10.
Pas pesë ndeshjeve të zhvilluara në grupin B, Spanja gjendet në vendin e tretë me tre fitore dhe dy humbje, kurse Gjermania pozicionohet e pesta, me vetëm një fitore nga pesë ndeshjet, njofton Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.