Lajmet e fundit

Gjermania ka kaluar në çerekfinale të Eurobasketit pas një fitoreje të thellë 85:58 ndaj Portugalisë.
Edhe pse Neemias Queta i Portugalisë ishte pikëshënuesi më i mirë në ndeshje me 18 pikë dhe 11 kërcime, gjermanët ishin të pafalshëm.
Dennis Schroder dhe Franz Wagner realizuan nga 16 pikë secili, duke qenë ndër më të spikaturit në skuadrën triumfuese.
Në raundin tjetër, ata do të përballen me fituesin e ndeshjes Itali-Slloveni.
Në anën tjetër, fitore shënoi edhe Lituania ndaj Letonisë.
Kampioni i NBA-së, Kristaps Porzingis, ishte më i dalluari në ndeshje me 34 pikë dhe 19 kërcime, por këto nuk i mjaftuan kombëtares së tij për të fituar.
Te Lituania u shqua Arnas Velicka me 21 pikë dhe 12 asistime.
Lituania në çerekfinale pret fituesin e ndeshjes midis Greqisë dhe Izraelit.