Lajmet e fundit

Gazeta spanjolle, "El Mundo Deportivo", sot ka publikuar një lajm goxha të madh për portierin e kombëtares shqiptare, Etrit Berisha.
Kjo gazetë e ka publikuar një listë prej 10 portierëve, që do të mund ta zëvendësojnë gardianin e Barcelonës, Andre Ter Stegen, i cili pësoi një lëndim të rëndë.
E në këtë listë figuron edhe Berisha, i cili shihet si një kandidat potencial.
Pas vizitave mjekësor që i bëri ditën e sotme, për gjermanin mund të konsiderohet sezon i mbyllur për shkak të lëndimit.
Kështu skuadra katalunase nuk ka zgjidhje tjetër pos të kërkoj një portier tjetër.
El Mundo Deportivo ka publikuar ditën sotme një listë të 10 portierëve, të cilët janë aktualisht pa ekip, mes së cilëve është edhe portieri shtatlartë i kombëtares tonë, Etrit Berisha.
Aty iu ofrohet mundësia lexuesve dhe fansave të Barcës, për t'i votuar kandidatët e preferuar të tyre.
Shtatlarti i kombëtarës shqiptare, ka një eksperincë të gjatë në futbollin italian.
Ai ka mbrojtur portat e disa skuadrave në Serie, dhe kombëtares "Kuq e Zi".
Skuadra e fundit e tij ishte Empoli, deri ishte aktivizuar edhe në Lazio, Atalanta, Torino etj.
Mes emrave të përfolur për afrimin tek Barcelona spikasin ato të ish portierit të Real Madrid, Keylor Navas, gjermanit Loris Karius apo Pavlenkës.