Përfaqësuesi i Estonisë në “Eurovision 2025”, Tommy Cash, i njohur me këngën që iu bë virale - “Espresso Macchiato”, më 7 shtator do të vijë në Kosovë.
“Hardh Fest” në Rahovec është destinacioni i tij, si pjesë e turneut që nis nga 31 maji e deri më 2 dhjetor.
Drejtori i festivalit që mbahet në “qytetin e rrushit”, Agron Sokoli, për Klankosova.tv tregoi se kontraktimi me Cash-in u bë që në muajin janar dhe se për sot ishte marrëveshja që të publikohet turneu i plotë, ku shihet edhe data e Hardh Festit.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.