Lajmet e fundit

“E kemi vendosur në rend ditë s’është miratu. Uluni. Pse jam një grua dhe një femër këtu po ini katër burra, turp le të iu vi. Mos me na leju me punu, fjalën e lirë e kemi, turp për juve”, dëgjohet të thotë kryesuesja e Kuvendit Komunal.Lidhur me rastin, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, reagoi përmes një komunikate, duke i cilësuar veprimet e opozitës si "uzurpim të institucionit" dhe "pengim me dhunë të punës së Kuvendit".
"Tërheqja me forcë e mikrofonit dhe mjeteve të punës, si dhe skena ku katër burra ushtrojnë presion ndaj një gruaje të vetme, Kryesueses së Kuvendit të Komunës, Krenare Latifi Kqiku, janë të papranueshme në çdo standard demokratik. Këto veprime nuk përfaqësojnë debat politik, por tentativë për ta zëvendësuar fjalën me forcën. Qytetarët e Gjilanit nuk na kanë zgjedhur për të parë bllokada e dhunë. Na kanë zgjedhur për të marrë vendime, për të punuar dhe për t’u shërbyer atyre", ka shkruar Hyseni. /Klankosova.tv