Steph Curry është bërë gjuajtësi më i mirë i të gjithë kohërave në NBA, pas paraqitjes së tij të jashtëzakonshme kundër Chicago Bulls.
Në deklarimet e mëparshme me shtypin, Steph gjithmonë deklaronte se një nga qëllimet më të mëdha të karrierës së tij ishte të kalonte Allen në këtë statistikë specifike.
Curry këtë arritje mbresëlënëse iu deshën vetëm 886 ndeshje për të arritur idhulin e tij në fëmëjëri, Allen, i cili këtë rekord e kishte arritur duke luajtur 1471- lojëra.
https://twitter.com/SportsCenter/status/1459373365656014848
Steph tashmë ka një ecuri të shkëlqyer gjatë fazave të hershme të karrierës së tij profesionale duke fituar tre nga katër finalet e NBA me Warriors. Pas një pauze të shkurtër, Steph tashmë po mendon për rekordin e radhës të madh që i ka mbetur për të thyer.
https://twitter.com/i/status/1459369551125114880
Fitimi i tre kampionateve të tjera për të krahasuar gjashtë unazat e Jordanit dhe katër për ta kaluar atë do të jetë gjithçka që Curry mendon që nga ky moment, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.
Pas rekordit të ri të mbrëmjes së sotme, Curry vërtet dëshmoi se ka atë që duhet për t'u ulur në të njëjtën tryezë me balerët më të mëdhenj të historisë.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.