Një modele me një mjekër prej 15 centimetrash, është bërë gruaja më e re në moshë që ka një mjekër të tillë, sipas Librit të Rekordeve Guinness, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
24 vjeçarja Harnaam Kaur nga Berkshire e Britanisë së Madhe, ka thënë se ky edhe ishte qëllimi i saj, të përfshihet në këtë libër.
Ajo e ka përshkruar mjekrën e saj burrërore, si luftë të jashtëzakonshme dhe përballje me ngacmimet e njerëzve për shkak të pamjes së saj.
Kaur vuan nga një gjendje hormonale, që i shkakton rritjen e qimeve të tepërta në fytyrë.
Në mars të vitit 2016, ajo është bërë vajza e parë me mjekër që ka sfiluar në një pistë mode në Londër.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.