Lajmet e fundit

Esat Valla - Piktor dhe profesor i artit[/caption]
“Cikli titullohet ‘Dyert që nuk flasin dhe dyert që nuk heshtin’ – kjo është tematika e ekspozitës. Kjo është një tematikë e imja e kahershme që e kam filluar në vitin 2000, ku paraqitet shpërngulja e popullit tonë dhe si rrjedhojë mbesin dyert e mbyllura apo të demoluara”, thot Valla.
Tutje, piktori tregon se në kanavacë, ai i përfshin të gjitha periudhat, nga Perandoria Osmane, duke kaluar në kohën e Jugosllavisë, e deri te koha e tashme kur qytetarët po e lëshojnë vendin në kërkim të një jete më të mirë në Perëndim.
“Kjo i përfshin të gjitha periudhat kur janë shpërngulur shqiptarët nga trojet e tyre, duke përfshirë edhe kohën e tashme. Tash është edhe çështja që dyert e vjetra të shumë brezave tregojnë vjetërsinë e tyre shekullore. Këtë cikël e kam filluar që nga paslufta dhe kam punuar në të deri më tani”, shton piktori për Klankosova.tv.
Valla për një kohë të gjatë ka qenë i angazhuar si profesor i Artit në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, angazhim i cili ka vazhduar deri në pensionimin e tij.
Tani ai është i angazhuar si profesor në një kolegj privat, por jo me orar të plotë. Megjithatë ai thotë se ka mjaftueshëm kohë për t’u marrë me krijimtari.
“Unë kam mjaftueshëm kohë të lirë që të pikturoj sepse tani për tani vetëm një ditë ta javës jam i angazhuar si profesor", thotë profesori Valla.
Ai thotë se formatet e punimeve të ekspozuara do të jenë të ndryshme prej 100 x 80 centimetra e deri në 190 x 130 centimetra. Shton se disa janë të punuara me ngjyra të vajit dhe disa me akrilik.
Artdashësit do ta kenë rastin t’i sodisin 20 vepra të piktorit Esat Valla, sonte duke filluar në orën 19:00 në AShAK.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
klankosova.tv