"Arti pamor si rezitencë (1990-1999 )", titullohet ekspozita e piktorit të njohur Esat Valla, e cila do të hapet më 7 maj nga ora 19:30, në Open Art Gallery në Prishtinë.
E kururar nga artisti Zeni Ballazhi, ai thotë se Esat Valla është i njohur për stilin ekspresiv dhe simbolikën e thellë, përcjell Klankosova.tv.
Kthesa e madhe në pikturën e tij erdhi në dekadën e tetë të shekullit të 20-të. Keqtrajtimi dhe torturimi i shqiptarëve në Kosovë, duke filluar nga viti 1990 deri në vitin 1999, përbëjnë idenë bazë të këtij cikli nga Esat Valla, si dhe ngjyrat dominuese të kuqe, të zezë, të bardhë dhe të kaltërt që shprehin zymtësinë dhe dëshpërimin e popullit të Kosovës me shpresën për një të ardhme më të mirë.
Ai ka një shije të veçantë në përcaktimin e kompozimeve, mjeshtërisë dhe elegancës, një shije që e ka trashëguar nga studimet e tij deri më sot.
Esat Valla vazhdon të frymëzojë brezat e rinj dhe të ruajë kujtesën kolektive të një kohe të vështirë, por edhe krenarinë dhe dinjitetin njerëzor.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.