Lajmet e fundit

Osmani ishte ndër lojtarët kyç në këtë fitore me pikët e tij në çerekun e katërt ndërsa në total ai i realizoi 10 pikë e i pati edhe 5 kërcime.
E rrugëtimin e tij si basketbollist, Erxhan Osmani e filloi në Prizren te skuadra Junior 06 për të vazhduar në kategoritë e reja të KB Bashkimit në vitin 2013.
Në profilin e tij në Facebook, Osmani vazhdon të i mbajë fotografitë e tij nga koha në Kosovë dhe hapat e para të tij të basketbollit.
Në vitin 2014, Osmani e bëri hapin gjigant në karrierën e tij duke u transferuar në Turqi te skuadra Banvit ku edhe e vazhdoi krijimin e tij si lojtar për t’i arritur sot sukseset kulminante.
Duhet theksuar patjetër që pavarësisht provokimeve që i patën nga publiku serb, ku u dëgjuan brohoritjet “Kosova, Serbia” kundrejt Osmanit e Kenan Spahiut, kjo dyshe shkëlqeu në këtë ndeshje. /Klankosova.tv