Ermonela Jaho do të interpretojë për herën e 256 “La Traviata” të Verdit
Sopanoja e famshme shqiptare, Ermonela Jaho, është një emër i njohur për teatrot operistike botërore.
Ajo do të luajë për herën e 256 vepren e famshme operistike “La Traviata” të Verdit, në Operan Mbretërore në Londër, njofton Klan Kosova.
Jaho njoftoi se mbrëmjen e 30 janarit, ‘La Traviata’ do të shfaqet drejtpërdrejt nëpër kinematë botërore.
‘La Traviata’ është një nga shfaqjet më identifikuese të Ermonela Jahos. Në fund të shfaqjes sopranoja mbetet vetëm, por edhe pse po i afrohet akti i vdekjes, ajo ia del të elektrizojë skenën me zërin e saj potent dhe të marrë nga publiku duartrokitje e admirim.
Ky është një interpretim më i hershëm i kësaj vepre nga Jaho.
https://www.youtube.com/watch?v=m2ZmmmJx5sA
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.