Si kurrë më parë shqiptarët kanë arsye që ta ndjekin për së afërmi festivalin evropian të muzikës, Eurovision.
E gjithë kjo në saje të tre artistëve shqiptarë, që do të përfaqësojnë tre shtetet të ndryshme.
Eleni Foureira është përfaqësuese e shtetit grek, Shqipëria do të prezantohet nga Eugent Bushpepa ndërsa italianët do të krenohen me Ermal Metën.
Ky i fundit sipas një sondazhi të bërë ueb-faqja online “Wiwibloggs”, shihet se në vendin e parë pozicionohet Ermal Meta dhe Fabrizio Moron, ku kanë marrë besimin me më shumë se 3800 vota.
Ndërsa Eugent Bushpepa me këngën “Mall” renditet në vendin e katërt.
Sondazhi vazhdon të jetë i hapur dhe ndryshon nga dita në ditë, pasi në datën 8 shkurt ishte Eugenti që kryesonte renditjen.
https://www.youtube.com/watch?v=GaQ-FjP1A9c
https://www.youtube.com/watch?v=DocjosVM5cU
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.