Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Albi Mall kanë vazhduar me ndarjen e çmimit “Ylli i Javës” transmeton klankosova.tv
Këtë herë çmimi i më të mirit për javën e 12-të i takon futbollistit të FC Ballkanit, Ermal Krasniqit.
Kjo është java e dytë rresht që ky çmim shkon te skuadra kampione.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Blerim Haxholli, Naser Jasiqi e Besart Cecelia.
Ermal Krasniqi u vlerësua për lojën e mirë dhe kontributin e tij në fitoren e radhës të Ballkanit në duel me Trepçën'89.
Ai përveç golit, i cili e zhbllokoi rezultatin, gjatë tërë ndeshjes u tregua i rrezikshëm para portës së mitrovicasve.
Çmimin “Ylli i Javës” për Ermal Krasniqin e ndau Halil Humolli, menaxher i Divizionit të Horecas.

●●●
SKSHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.