Lajmet e fundit

Futbollisti i Kosovës, Ermal Krasniqi do të jetë lojtari më i ri i Sparta Pragës.
Kampioni i Çekisë ka arritur marrëveshje me Rapidin Bukureshtin për transferimin e tij, për rreth dy milionë euro, ka raportuar të enjten Sport.ro, transmeton Klankosova.tv.
Kësaj shume mund t'i shtohen edhe bonuse të tjera, me vlerë 300 mijë euro të tjera, varësisht nga paraqitjet e kosovarit në Sparta Pragë.
Rapid ka ruajtur edhe një përqindje të një transferimi të ardhshëm të Krasniqit.
Transferimi i sulmuesit kosovar te kampioni në fuqi i Çekisë pritet të zyrtarizohet këtë javë.
Ndryshe, Krasniqi këtë sezon luajti në 34 ndeshje për CFR Cluj dhe Rapid, duke arritur të shënojë në gjashtë prej tyre, shifër së cilës i shtohen edhe pesë asistime vendimtare.