Basketbollistët e Kosovës janë duke u stërvitur intensivisht para ndeshjes ndaj Irlandës.
Sipas njoftimit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, stërvitjet po mbahen dy herë në ditë, në mënyrë që të janë sa më të gatshëm për duelin e së enjtes, që është sfida e vetme në shtëpi për vitin 2024 si vendas.
Atmosfera në kampin e Kosovës është mjaft e mirë, derisa nga lista e gjerë ka disa mungesa.
Erjon Kastrati dhe Domenic Artis nuk do të jenë për shkak të lëndimeve, derisa gjendja e Lis Shoshit do të vlerësohet deri në fund. Jan Palokaj nuk do të jetë pjesë e këtij grumbullimi për shkak të dokumentacionit.
Kosova është në grup me Zvicrën, Irlandën dhe Azerbajxhanin.
Sfidën e parë Dardanët e kanë më 22 shkurt ndaj Irlandës në Prishtinë, derisa sfidën e dytë ndaj Azerbajxhanit më 25 shkurt në udhëtim.
Raundi i parë parakualifikues i Kupës së Botës të Basketbollit FIBA 2027 do të luhet në tre dritare më 19-27 shkurt 2024, 18-26 nëntor 2024 dhe 17-25 shkurt 2025, nga një ndeshje në shtëpi dhe jashtë.
Të tre fituesit e grupeve së bashku me skuadrën e renditur më të mirë në vendin e dytë do të kalojnë në raundin e dytë parakualifikues të Kupës së Botës 2027 të FIBA-s, i cili do të luhet në verën e vitit 2025.
Kosova po stërvitet nga ora 11:00-12:30 dhe 18:00-19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.