Erion Veseli, boksieri 17-vjeçar, ka folur për mundjen e tij ndaj 36-vjeçarit me shtetësi serbe.
Në Ora Shtatë të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se ky ishte meçi i tij i parë në karrierën e tij si boksier profesionist, ku me raundin e dytë me nokaut e kishte mposhtur kundërshtarin.
"Është si një farë arritje e jashtëzakonshme kam mundur ta fitoj meçin me një nokaut".
"Respektin për kundërshtarin e kam pasë, por frikën jo edhe pse ka qenë më i madh se unë në moshë".
"I kam pasë stërvitjet e mia të jashtëzakonshme për katër-vjet me radhë me Robin Haxhi Krasniqin, dhe frikën asnjëherë nuk ia kam pasë konkurrentit", ka thënë Veseli. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=61Hrdb86TbU
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.