Mysafirja e KultOrës këtë javë ishte shkrimtarja, Kaltrina Pacolli.
Ajo foli për romanin e saj të vitit 2020, “Aura”.
Protagonistja e këtij tregimi, Erika, mundohet të ftillojë lëmshin e dy aurave – asaj të migrenës dhe asaj të dashurisë.
Kjo e fundit sikur ia lehtëson të parën, por kur thyen kahjen, di të bëhet edhe më shkatërrimtare.
Mirëpo Erika nuk është i vetmi personazh që na rrëfehet për shtrëngesën emocionale, pasi që Pacolli përmes dialogut zbulon brengat dhe mbresat më të thella të personazheve të tjera përmes dialogëve që emetohen pothuajse të gjithë si nga kolltukët e psikologut.
https://www.youtube.com/watch?v=ty7SWi98gAc&t=938s
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.