Kinematografi amerikan, Erik Messerschmidt, doli i pari në Oscars 2021 në kategorinë "Kinematografia më e mirë".
Messerschmidt fitoi me filmin "Mank", ky projekt deri tani ka marrë dy Oscars, një edhe në kategorinë "Projekti më i mirë i produksionit të filmit".
"Efektet më të mira vizuale" u fitua nga filmi "Tenet" i Andrew Jackson, David Lee, Andrew Lockley dhe Scott Fisher.
"Aktorja më e mirë në rolin e dytë" u fitua nga aktorja Yuh-jung Youn e filmit korean "Minari", i cili ka pasë më së shumti nominime me 10 gjithsej.
"Projekti më i mirë i produksionit të filmit" ishte për filmin "Mank", me projektues të produksionit Donald Graham Burt.
"Kinematografia më e mirë" u fitua nga filmi "Mank" nga kinematograf amerikan, Erik Messerschmidt.
"Filmi me editimin më të mirë" u fitua nga "Sound of Metal" që u editua nga Mikkel E. G. Nielsen.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.